Telegrafi

Pjesa e parë: Liverpool 0-0 City, spikat huqja e penalltisë nga Gundogan

(Foto: Twitter/Squawka News)

Liverpoli dhe Manchester City e kanë mbyllur pa gola gjysmën e parë të kryendeshjes në javën e 23-të të kampionatit anglez.

As kampioni në fuqi i Ligës Premier e as lideri aktual në tabelë, nuk arritën ta zhbllokonin rezultatin.

Rastin më të mirë për të shënuar në Anfield e patën Citizens në minutën e 37-të kur u akordua penallti në favor të mysafirëve.

(Foto: Twitter/Premier League)

Përgjegjësinë për ekzekutimin e njëmbëdhjetëmetërshi e mori Ilkay Gundogan, por goditja e tij përfundoi lartë mbi portë.

City udhëheq në tabelën e Ligës Premier me shtatë pikë më shumë se Liverpooli. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=jhI_0MMJu9E

https://www.youtube.com/watch?v=mOrsV5F9zOk

Standings provided by SofaScore LiveScore