Pjesa e parë mes Juventusit dhe Interit është mbyllur me rezultat 2-1 në të mirë të torinëzëve.
Ndeshja po del të jetë e fortë me të dy skuadrat që po luajnë me më të mirët.
Juventusi ka kaluar në epërsi e para ndaj Interit në ndeshjen e vlefshme për javën e 37-të në Serie A.
Cristiano Ronaldo gjuajti nga penalltia , ndërsa Samir Handanovic priti, por nga topi i kthyer portugezi shënoi për 1-0 në minutën e 24-të.
Ronaldo has scored his 29th Serie A goal of the season.
Only Lewandowski has more in Europe's top five leagues. pic.twitter.com/FelYeqZQxr
— ESPN FC (@ESPNFC) May 15, 2021
Nuk vonoi shumë dhe Interi fitoi penallti ku De Ligt ndali Lautaro Martinezin.
Nga pika e bardhë ishte i saktë Romelu Lukaku.
Lukaku makes no mistake from the penalty spot!
Juventus 1-1 Inter 🍿 pic.twitter.com/BVu5j07Uej
— ESPN FC (@ESPNFC) May 15, 2021
Në kohën shtesë të pjesës së parë Juan Cuadrado gjuajti me një goditje të fortë për të shënuar për 2-1
Pjesa e dytë pritet të jetë edhe më e fortë. /Telegrafi/