Bashkimi dhe Sigal Prishtina po ballafaqohen në takimin e dytë të serisë finale të Superligës së Kosovës në basketboll.
Në saje të një mbrojtje të mirë dhe efikase të dyja skuadrave, çereku i parë i takoi prizrenasve me vetëm një pikë epërsi 22-21.
Prizrenasit pjesën e parë e përfunduan në dobi të tyre me një epërsi prej pikëve dy pikëve, gjegjësisht me rezultat 39-37, transmeton Telegrafi.
Kujtojmë se ndeshjen e parë të zhvilluar në Pallatin e Rinisë në kryeqytet e fitoi Bashkimi me rezultat 76-66.
Theksojmë se ndeshja e tretë mes këtyre dyja skuadrave do të zhvillohet të dielën në Prishtinë. /Telegrafi/