Site icon Telegrafi

Pjesa e parë: Bashkimi dhe Prishtina luajnë baras (Foto)

Bashkimi dhe Sigal Prishtina e kanë mbyllur baras (33-33) pjesën e parë të ndeshjes së katërt të serisë finale të kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll.

Skuadra mysafire luajti më mirë në pjesëlojën e parë, në të cilën shënoi katër pikë më shumë se vendasit (14:17).

Vendasit u angazhuan më shumë në çerekun e dytë duke arritur në një moment që ta barazonin rezultatin dhe të kalonin në epërsi.

Megjithatë, basketbollistët e klubit kryeqytetas u kthyen në sekondat e fundit për të shkuar në pushim me rezultat të barabartë (33-33).

Theksojmë se në rast të fitores, Sigal Prishtina do të shpallej kampion pas ndeshjes së sotme – edhe atë për të 12-tën herë që nga paslufta.

Nga ana tjetër, me fitoren e Bashkimit, do të barazohej seria e finaleve (2-2) dhe kampioni do të vendosej në ndeshjen e pestë në kryeqytet. /Telegrafi/

Exit mobile version