Shqipëria dhe Ukraina kanë shënuar nga një gol në pjesën e parë të duelit miqësor që po zhvillohet në Bergamo të Italisë.
Mijëra shqiptarë u bënë bashkë në Atletico Azzurri d’Italia të Bergamos, ku po pritej miqësorja ndaj Ukrainës.
Dhe atmosfera impozante kulmoi me dominim në start të takimit, i cili u shndërrua në një tronditje.
Stepanenko nga afërsia pas 8 minutash lojë shënoi për 1-0 dhe epërsinë e ukrainasve.
Ishte ky sulmi i vetëm i Ukrainës në këtë pjesë dhe ashtu mbeti deri në fund.
Kjo sepse Shqipëria dominoi fuqishëm dhe sulmoi shumë portën e Ukrainës.
Armando Sadiku pas katër minutash (12′) shënoi për 1-1 një gol të bukur për të ndezur të pranishmit të cilët iu gëzuan tepër këtij goli të barazimit.
Shqipëria dominoi këtë takim duke mbajtur topin në pjesën e Ukrainës, e cila vështirë se kalonte gjysmëfushën.
Armando Sadiku pati edhe një rast të sigurt, por nuk e goditi mirë topin i cili u kap nga portieri Piyatov.
Presim lojë të tillë nga Shqipëria edhe në pjesën e dytë dhe me siguri se do të vijë edhe goli i fitores. /Telegrafi/