Site icon Telegrafi

Pjesa e parë: Ajax 0-1 Juventus, Ronaldo në shënjestër

Cristiano Ronaldo (Foto: Lars Baron/Getty Images/Guliver)

Lojë mjaft dinamike është zhvilluar në pjesën e parë të ndeshjes në Johan Cruijff ArenA, ndërmjet Ajaxit dhe Juventusit, e cila përfundoi me epërsinë e Zonjës së Vjetër (0-1).

Federico Bernardeschi e pati rastin e parë që në minutën e dytë të takimit, ndërkohë që Wojciech Szczesny e mbrojti goditjen e Hakim Ziyech.

Statistikat e pjesës së parë (Foto: Flashscore)

Donny van de Beek u tregua i rrezikshëm për vendasit, ndërsa një tjetër mundësi iu dha anësorit të Juves, Bernardeschi.

Federico Bernardeschi i pati disa raste (Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

Pas disa rasteve nga të dyja anët, ishte njeriu i njohur për golat e tij në Ligën e Kampionëve, Cristiano Ronaldo, ai qe e zhbllokoi rezultatin.

Portugezi kombinoi me bashkëkombësin e tij, Joao Cancelo, i cili harkoi në zonë dhe CR7 shënoi me kokë (45′). /Telegrafi/

Exit mobile version