Site icon Telegrafi

Pjata që rrinte në fund dollapit, mund të shitet për afro 200 mijë euro (Foto)

Alexander Robertson nga Skocia, kishte trashëguar nga gjyshja një pjatë , të cilën familjarët e tij e kanë lënë pas dore meqë nuk ia dinin vlerën.

Pas shumë vitesh që qëndroi në fund të dollapit, ata vendosën ta dërgojnë në një shtëpi ankandesh, për të shikuar nëse ka ndonjë vlerë, transmeton Telegrafi.

Ena ka dalë të jetë pronë e perandorit kinez Yongzheng, ndërsa është punuar gjatë shekullit të XVIII-të.

Kjo pjatë që ka të vizatuara në të dy anët lule të hapura dhe gjethe, pritet të shitet për afro 200 mijë euro, meqë ka kërkesë të madhe për të.

Imitime të këtij objekti të lashtë, ndodhen në muze të Kinës dhe New Yorkut, pasi origjinalët janë shitur te njerëz të panjohur. /Telegrafi/

Exit mobile version