Site icon Telegrafi

Pjanic sqaron frustrimin pas zëvëndësimit: Ishim superiorë, të gjithë jemi të zhgënjyer – dua të shmang Cityn në LK

Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic, është shprehur shumë i zhgënjyer për barazimin pa gola ndaj Interit.

Bianconerët nuk arritën më shumë se një pikë ndaj Nerazzurëve dhe Pjanic u zëvëndësua.

Megjithatë, gjatë zëvëndësimit u panë shenja të frustrimit te ai, gjë të cilën ai e ka sqaruar duke mohuar ndonjë dallim në mendime me trajnerin.

“Jo, asgjë nuk ndodhi, unë thjesht kam dashur të dal më shpejt nga fusha në mënyrë që të kompletohet zëvëndësimi, pasi që koha po kalonte dhe ne donim të fitonim”.

“Zhgënjimi i ekipit në zhveshtore ishte evident, pasi që ne ishim skuadra më e fortë në fushë dhe nuk shfrytëzuam rastet tona”.

Lexo po ashtu Gjithçka rreth Juventusit

“Interi është skuadër e mirë, ka cilësi dhe unë e di punën që bën Spalleti. Është mëkat, pasi ishim superiorë dhe kemi mundur të bëjmë më shumë për të fituar”.

“Tash duhet të shkojmë përpara dhe të grumbullojmë pikë tjera, pasi shoh se kemi humbur dy pikë”.

“Juventusi gjithmonë ka respektuar kundërshtarët, por ne përfunduam këtë takim të vetdishëm se ne është dashur të fitonim dhe topi thjeshtë nuk hyri në portë. Ne duam të vazhdojmë të dominojmë në Serie A, ne e duam këtë Scudetto të shtatë rresht dhe do të japim gjithçka”, theksoi boshnjaku.

Ai foli edhe për shortin e Ligës së Kampionëve, dhe ka shprehur preferencën e tij për të shmangur një ekip të rrezikshëm për fazën e ardhshme të eliminimit direkt.

“Të jem i sinqert, kë do që zgjidhni, do të jetë e vështirë. Unë gjithmonë respektoj ekipet e Guardiolas, pasi që luajnë futboll të bukur dhe efektiv, kështu që them se do të doja të shmangnim Manchester Cityn”, përfundoi Pjanic. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=G0J_w8nDgFk&feature=youtu.be&a=

Exit mobile version