Telegrafi

Pjanic shënon supergol, por anulohet pas polemikave të shumta (Video)

Kampioni i Italisë ka shënuar golin e parë në derbin e javës së nëntë të Serie a ndaj Milanit.

Ishte mesfushori boshnjak, Miralem Pjanic, i cili shënoi një gol nga goditja e lirë në minutën e 36-të të ndeshjes.

Megjithatë, ky gol nga distanca u anulua nga gjyqtari kryesor pas disa sekondave dhe polemikave, pasi arsyeja ishte përfshirja e një futbollisti në aksion.

Pas këtij anulimi të golit, futbollistët mysafirë shpërthyen në kundërshtime dhe akuza, por gjyqtari i qetësoj gjakrat pasi ndëshkoi Pjanicin me kartonë të verdhë. /Telegrafi/