Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic, ka distancuar veten nga raportimet që sugjerojnë se ai është pjesë e Barcelonës.
Barcelona dhe Chelsea janë në garë të madhe për mesfushorin bohnjak.
Ai vazhdon që të tërheqë vëmendje nga Liga Premier dhe nga La Liga.
Pjanic ka qenë pjesë integrale e mesfushës së Massimiliano Allegrit që prej ardhjes së tij nga Roma për 32 milionë euro në vitin 2016 duke shënua 10 gola në 61 paraqitje në Serie A.
“Unë dëgjoj shumë gjëra që s’janë të vërteta. Unë jam i qetë. Unë po bëhem gati për sezonin tim të ri. Kjo është shumë e rëndësishme”.
“Ajo që kam bërë në dy sezonet e fundit me Juventusin ka qenë e mrekullueshme dhe jam i lumtur për atë që po bëj këtu”, u shpreh Pjanic.
Pjanic shprehu gëzimin që do të luajë përkrah Ronaldos, duke thënë se portugezi është një rekordmen i vërtetë. /Telegrafi/