Miralem Pjanic nuk pranon t’i prekin trajnerin dhe të kritikojnë Juventusin, edhe pse tashmë ka dalë nga Liga e Kampionëve, duke kaluar edhe një sezon pa trofeun e shumëdëshiruar.
“Më duket mungesë respekti të thuash diçka negative për këtë Juventus. Shumë njerëz flasin në ajër, pasi nuk marrin vesh nga futbolli”.
“Sigurisht që ne si ekip mund të përmirësohemi në shumë aspekte, por kemi njerëz e një trajner të përgatitur, ndaj dimë se çfarë duhet bërë për sezonin tjetër”.
Boshnjaku nuk e ka harruar eliminimin nga Liga e Kampionëve. Lidhur me sfidën e dyfishtë ndaj Ajaxit, mesfushori bardhezi tha: “Dolëm nga gara sepse rivali përfitoi nga mungesat tona”.
“Kur përmendet ‘fati’, është pikërisht në lidhje me këtë aspekt. Nuk është justifikim, ndaj le të punojmë për të bërë më mirë edicionin e ardhshëm”, ka thënë Pjanic. /kp/