Telegrafi

Pjanic nxjerret në shitje nga Barcelona

Miralem Pjanic pritet të largohet nga Barcelona vetëm pas një viti qëndrim në Camp Nou.

Mesfushori boshnjak nuk ka arritur të zë një vend titullarit tek katalunasit dhe nuk është i lumtur me situatën e tij në Spanjë.

30-vjeçari këtë edicion ka luajtur në 28 ndeshje në të gjitha garat, ku shumica nga to kanë qenë si i inkuadruar nga banka rezervë.

Mediat në Spanjë kanë raportuar se Barcelona e ka nxjerr në shitje lojtarin dhe tanimë i kanë caktuar edhe çmimin e tij.

Katalunasit duan të fitojnë rreth 40 milionë euro nga shitja e Pjanicit.

Skuadra angleze Everton mbetet favorit për transferimin e tij, por në garë mund të futet edhe Paris Saint Germain që gjithmonë ka kërkuar transferimin e tij.

Reprezentuesi boshnjak në 28 ndeshje të zhvilluara me Barçën, ende nuk ka shënuar gol ose nuk ka bërë ndonjë asistim. /Telegrafi/