Telegrafi

Pjanic nuk largohet nga Roma

Miralem Pjanic duket se është blinduar nga skuadra e tij Roma.

Mesfushori boshnjak ka kaluar nëpër një formë të mrekullueshme këtë edicion në Serie A.

Kjo ka bërë që pas tij të vihen shumë skuadra të njohura evropiane, duke përfshirë Barcelonën, Chelsean, Manchester Cityn e Bayernin.

Por duket se Roma nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga ylli i saj dhe për këtë ka siguruar presidenti James Pallota.

“Nuk do të largohet Pjanic nga Roma për asnjë shumë. Ai do të qëndrojë gjatë me ne”, ka deklaruar Pallota. /Telegrafi/