Mesfushori i Al Sharjah, Miralem Pjanic ka thënë se Cristiano Ronaldo kishte të drejtë që u transferuar te klubi Al Nassr në Arabinë Saduite.
Ish-ylli i Barcelonës dhe Juventusit, Pjanic e ka shpallur Lindjen e Mesme “të ardhmen e futbollit”.
Kjo deklaratë e tij erdhi teksa fliste për transferimin e Ronaldos te Al Nassr, pasi sipas tij nuk ishte befasi.
“Cristiano Ronaldo i është bashkuar Al Nassr, një klub shumë ambicioz”, ka thënë fillimisht Pjanic.
“Jam i bindur se Lindja e Mesme do të jetë padyshim e ardhmja e futbollit, ka shumë për të ofruar, por ende nuk e ka arritur potencialin e saj të plotë”.
“Nuk u befasova aspak nga zgjedhja e Cristianos. Edhe në Arabi, niveli nuk është aq i lehtë sa mendojnë njerëzit. Mendoj se zgjedhja e tij do të sjellë shumë rritje”, përfundoi mesfushori. /Telegrafi/