Miralem Pjanic tanimë është një lojtar i Juventusit.
Mesfushori boshnjak tashmë ndodhet në Torino dhe nesër pritet të bëhet zyrtarisht një lojtar i Juventusit, pasi ti kaloj vizitat mjekësore.
Të dy klubet kanë konfirmuan, se dje Pjanic ka kërkuar zyrtarisht nga Roma një transferim te Zonja e Vjetër, pasi këta të fundit do të paguajnë klauzolën në kontratën e tij prej 38 milionë euro.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
Sipas medieve italiane, reprezentuesi boshnjak është parë këtë mbrëmje në qytetin e Torinos, ku do ta kalojë natën, para se nesër në mëngjes t’i kryej vizitat mjekësore, para nënshkrimit të kontratës së re me Juventusin.
Ky kalim do t’i zemëroj jashtë mase tifozët romak, pasi Juventusi është një rival i urryer për ta. /Telegrafi/