Telegrafi

Pjanic: Mund ta mposhtim Barcelonën

UDINE, ITALY - OCTOBER 22: Miralem Pjanic of Juventus looks on during the Serie A match between Udinese Calcio and Juventus at Stadio Friuli on October 22, 2017 in Udine, Italy. (Photo by Dino Panato/Getty Images)

Miralem Pjanic thotë se Juventusi e ka mposhtur më parë Barcelonën në shtëpi dhe mund ta bëjë përsëri. 

Bianconerët barazuan me Sportingun të martën në mbrëmje, ndërsa mund ta rrezikojnë kualifikimin në rast humbje nga Barcelona në shtëpi.

“Ne më parë e kemi mposhtur Barcelonën në shtëpi një herë dhe mund ta bëjmë përsëri”.

“Kur të vije koha ne do ta japim më të mirën tonë , pasi duam gjashtë pikë në dy ndeshjet e radhës”.

Lexo po ashtu “Kjo është arsyeja se pse Juventus pagoi 90 milionë euro për Higuainin”

“Ju siguroj se është e vështirë të vish këtu dhe të fitosh me rezultat 3-0 ose 4-0, pasi kundërshtarët si Olympiakos dhe Sporting janë ekipe të mira dhe kanë mbrojtje të fortë”, ka thënë Pjanic.

Juventusi do të luajë me Barcelonën në shtëpi dhe me Olympiacosin si mysafirë në dy ndeshjet e fundit. /Telegrafi/