Miralem Pjaniq ka falënderuar Romën dhe fansat për “kohën e mrekullueshme” që kaloi në kryeqytetin italian, derisa kompletoi transferimin te Juventusi.
Boshnjaku zyrtarizoi transferimin te kampioni italian pasi klubi aktivizoi klauzolën në kontratën e tij.
“Ditë më parë përfundoi njëri prej kapitujve më të rëndësishëm të jetës sime, jo vetëm në aspektin sportiv”, ka shkruar Pjaniq në Facebook.
“I kam thënë lamtumirë Romës pas kohës fantastike të kaluar atje. Unë isha më i madh se një djalosh kur arrita atje. Ky qytet më shoqëroi në shtegun që më bëri burrë dhe baba”.
“Gjithmonë do të kujtoj fansat dhe shokët që kam lënë në atë qytet, edhe tani kur kam nisur aventurën e re”, ka shtuar boshnjaku. “Ciao Roma” ka shkruar në fund ai.