Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic, ka thënë se është kënaqësi të luash me lojtarë si Gonzalo Higuain dhe Paulo Dybala.
Boshnjaku i ka bërë këto komente pas fitores kundër Sassuolos me rezultat 3-1, ku edhe debutoi.
“Është vërtet kënaqësi të luash me Gonzalon dhe Paulon, janë dy lojtarë që e kuptojnë futbollin”.
“Të duhet pak ta kuptosh se si e kërkojnë topin dhe është e njëjtë si e dua unë”.
“Në të ardhmen ne do të kuptohemi edhe më mirë”.
“Përveç kësaj unë kuptohem shumë mirë me të gjithë sulmuesit e Juventusit”.
Juventus do të luajë të mërkurën kundër Sevillas në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/