Miralem Pjanic ia ka uruar gjitha të mirat Juventusit, mirëpo ka thënë se Barcelona e meritoi fitoren mes tyre në Allianz Stadium.
Mesfushori boshnjak u kthye në Torino për ta mposhtur ekipin e tij të vjetër atë të riun, me golat e Ousmane Dembele dhe Lionel Messi.
“Jam i gëzuar që jam kthyer këtu dhe jam takuar me shumë miq. Ishte ndeshje e komplikuar dhe e vështirë, por e merituam fitoren ndaj një kundërshtari të madh. Kjo na jep vetëbesim për të vazhduar përpara dhe për t’u mbështetur në të”.
“Ishin dy skuadra të forta përballë njëra-tjetrës, mirëpo Barcelona padyshim që e meritoi fitoren më shumë se Juve. Luajtëm mirë në secilën zonë të fushës dhe kemi mundur të shënojmë më shumë gola, por jemi të kënaqur”.
“Ia uroj Juves të gjitha të mirat dhe shpresoj ta fitojë sërish Scudetton këtë sezon. Ka shumë lojtarë të talentuar që do të jenë të rëndësishëm për Juventusin”, është shprehur Pjanic për Mediaset pas ndeshjes. /Telegrafi/