Miralem Pjanic thotë se nuk është i befasuar se si Blaise Matuidi është përshtatur në klub, ndërsa skuadra ka nevojë për kualitetet e Paulo Dybalas.
Matuidi deri më tani ka arritur të paraqitet në fushë për 29 ndeshje për Juven, ndërsa Dybala sapo është kthyer nga lëndimi.
“A më ka befasuar Matuidi? Jo,e njoh Blaisen nga më herët”.
“Ai është një lojtar agresiv, ai na jep fizik dhe me këmbët e tij na jep shumë. Ai është përshtatur shumë mirë me grupin dhe është kthyer në një lojtarë të rëndësishëm”.
“Rikthimi i Dybalas? Natyrisht rikthimi i tij mund të jetë i vyer për ne. Shpresoj që të na ndihmoj në pjesën e mbetur të sezonit. Ne kemi nevojë për kualitetet e tij”.
“Askush nuk ka shënuar më shumë se unë nga gjuajtjet e lira në shtatë vitet e fundit? Nuk i shoh statistikat, por më pëlqejnë gjuajtjet e lira dhe shpresoj që të shënoj sa më shumë deri në fund të sezonit”.
“E mira është se me Dybalan mund të jemi të rrezikshëm nga të dyja anët, dhe nuk do të ishte e lehtë për portierët. Juventusi është më fat nëse e sheh nga kjo pjesë”, ka thënë Pjanic. /Telegrafi/