Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic, i ka paralajmëruar bashkëlojtarët që të mos e lënë ndeshjen të hapur, ashtu siç ndodhi në sfidën ndaj Brescias.
Zonja e Vjetër u kthye nga disavantazhi për të fituar në udhëtim, ndërsa boshnjaku e realizoi golin e fitores (2-1) në Stadio Rigamonti.
“Është për të ardhur keq që pranuam gol aq herët, mirëpo ne u përpoqëm ta zhvillonim lojën tonë, patëm raste dhe e qarkulluam topin në zona të vështira”.
“Mendoj se e merituam shumë fitoren, sepse e patëm qartë posedimin. Kemi mundur dhe është dashur të shënonim më shumë gola, sepse loja ishte e hapur deri në fund, pasi rezultati ishte 2-1”,
“Qarkullimi i topit ishte i mirë, porse duhej të ishim më ndëshkues në sulm, sepse nuk është lehtë kur loja është akoma e hapur”, ka deklaruar Pjanic për DAZN. /Telegrafi/