Telegrafi

Pjanic: Fitore e rëndësishme, jemi të lumtur

Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic, ka folur pas fitores së Interit me rezultat 1-0.

Boshnjaku ka thënë se ishte fitore shumë e rëndësishme pasi erdhi ndaj një kundërshtari të fortë.

“Kemi jap një mesazh të rëndësishëm, jemi shumë të lumtur pasi kemi fituar një fituar një ndeshje të vështirë, kundër një kundërshtari të fortë”.

“Duhet të vazhdojmë kështu pasi po luajmë mirë. Po përgatitemi mirë për Ligën e Kampionëve, por tani mendojmë për Crotonen e Cagliarit dhe duam pikë”.

“Në këtë skuadër ka shumë kualitet dhe mund të shënojnë të gjithë. Cuadrado ka bërë një gol të madh. Është mirë që nuk kemi pranuar gol, Napoli po bën një futboll fantastik, por duam të bëjmë diferencën”, ka thënë Pjanic për Premium Sport. /Telegrafi/