Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic, ka folur për duelin që ka me Paulo Dybalat rreth gjuajtjeve të lira.
Boshnjaku ka thënë se ai i fiton më shpesh, por komplimenti argjentinasin për precizitetin.
“Unë fitoj më shpesh, por Paulo i gjuan shumë mirë”, ka thënë Pjanic për Sky.
“Secili nga ne gjuan në anën e vet, por edhe mund të ndërrojmë vendet. Secili nga ne gjuan në mënyrën e vet. Për mua nga 16 metra deri 24-25 është distanca më e mirë”.
“Jemi të dëshpëruar me rezultat e dy ndeshjeve të fundit, kishim fat jo të mirë, por kjo është pjesë e futbollit dhe duhet ta pranosh”.
“E dimë që duhet të përmirësohemi, si në aspektin individual dhe grupor. Duhet të japim më shumë nga vetja dhe të jemi bindës”.
“Do punojmë dy herë më shumë. Tani do mendojmë për takimin ndaj Udineses dhe do të japim 100 per qind nga vetja”, ka shtuar Pjanic. /Telegrafi/