Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic, mendon se ky do të jetë sezoni kur Edin Dzeko do të shkëlqejë me fanellën e Romës.
Qendërsulmuesi boshnjak ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar tre asistime në shtatë paraqitje këtë sezon në Serie A.
“Nuk jam i befasuar për mënyrën se sa mirë e ka nisur këtë edicion dhe jam shumë i kënaqur për të”.
“Ai vjen nga një sezon, kur ndoshta karakteristikat e tij nuk u shfaqën. Është po ashtu e vërtetë se këtë sezon Edin duket se ka më shumë besim në vete”.
“E njoh Dzekon qe një kohë të gjatë, ai është një sulmues i shkëlqyer, i cili di edhe të krijojë raste. Do ta shihni se sa shumë gola do të shënojë për Romën sivjet”, ka deklaruar Pjanic për Gazzetta dello Sport. /Telegrafi/