Telegrafi

Pjanic dyfishon epërsinë ndaj Torinos me një supergol (Video)

Juventusi ka gjetur edhe golin e dytë në derbin lokal ndaj Torinos.

Është mesfushori boshnjak, Miralem Pjanic, i cili ka shënuar për epërsinë 2-0.

Goli i Pjanicit ishte mjaft i bukur dhe erdhi nga një distancë rreth 20 metra nga një goditje e saktë.

Ky gol u shënua në minutën e 40 pas asistimit të Juan Cuadrados. /Telegrafi/