Site icon Telegrafi

Pjanic drejt rikthimit në Serie A, i vet ofrohet Romës

Miralem Pjanic nuk është duke kaluar momentet më të mira në karrierën e tij.

Mesfushori boshnjak është bashkuar me Barcelonën verën e vitit 2020 në një shkëmbim me brazilianin Arthur Melo që kaloi te Juventusi.

Por aventura e boshnjakut ka qenë zhgënjyese në Camp Nou duke mos arritur të lë gjurmë.

Barcelona është gati ta lejoj të largohet si futbollist të lirë lojtarin , pasi dëshiron të shpëtoj nga paga e tij e lartë.

31-vjeçari po kërkon rikthimin në Serie A, derisa së fundmi i është vet ofruar edhe Romës.

Menaxheri shqiptar i Pjanicit, Fali Ramadani ka biseduar me drejtuesit e Romës duke ia ofruar shërbimet e lojtarit.

Jose Mourinho po e vlerën afrimin e lojtarit edhe pse kërkesat e tij financiare janë të larta.

Boshnjaku po kërkon gjashtë milionë euro në sezon dhe 10 milionë euro në dorë në momentin që i bashkohet një skuadre si futbollist i lirë.

Përveç Romës në garë për lojtarin janë edhe Inter, Juventus, PSG e Everton. /Telegrafi/

Exit mobile version