Përfaqësuesi i Bosnjë-Hercegovinës, mesfushori Miralem Pjanic mund të kthehet në vendin ku bëri emër futbolli, në Ligue 1.
Sipas gazetës franceze L’Equipe, skuadra e Metz është i interesuar të rikthejë në Ligue 1 mesfushorin 33-vjeçar pas plotë 16 vitesh.
Skuadra franceze ka në plan të forcojë më tej skuadrën para përfundimit të afatit kalimtar dhe prioritet është ardhja e një mesfushori që luan në pozicionin e numrit “dhjetë”.
Një nga lojtarët që i përshtatet profilit të asaj që kërkon Metz është mesfushori boshnjak që aktualisht luan për Sharjah.
Ish-mesfushori i Juventusit dhe Barcelonës kaloi akademinë e Metzit dhe më pas u rrit në një nga mesfushorët më të mirë të gjeneratës së tij dhe një rikthim në Francë do të ishte lëvizja e duhur në karrierën e tij.
Përveç Pjanic, Metz po mendon të sjellë edhe Yann M’Vila, Gael Kakuta, si dhe Valentin Eysseric, i cili hyri në gjashtë muajt e fundit të kontratës me Karagumruk. /Telegrafi/