Telegrafi

Piu fotoksinë pas debatit me burrin në emigrim, ndërron jetë 41-vjeçarja në Berat

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Beratit, ku viktimë ka mbetur një tjetër grua e helmuar me fotoksinë.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se pas një debati që ka patur në telefon me bashkëshortin që ndodhet në emigrim, 41-vjeçarja Shpresa Kërku, ka konsumuar lëndën helmuese.

41-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë dot.

Varrimi i të ndjerës pritet të mbahet këtë të enjte në orën 14:00. Ajo që bie në sy është mungesa e emrit të bashkëshortit në lajmërimin e vdekjes, ku janë shënuar vetëm i vëllai dhe fëmijët.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë apo debati në telefon që mund ta ketë çuar drejt aktit ekstrem.

Nëna e dy fëmijëve pasi konsumoi 3 kokrra fostoksinë telefonoi të vëllanë ku i la amanet të kujdesej për fëmijët. /Telegrafi/