Ajo është një ndër këngëtaret më të suksesshme në rrafshin ndërkombëtar.
Por, Bebe Rexha herë pas here na rikujton se rrënjët i ka shqiptare dhe se këtë nuk e mohon.
Në fakt, bukuroshen e kemi parë në disa raste e veshur me motive shqiptare, duke dëgjuar muzikë shqipe dhe konsumim të ushqimeve tradicionale.
Së fundi, ajo ka zbuluar përmes llogarisë personale në Instagram se cilin ushqim ia ka përgatitur nëna.
“Mami ka përgatit pite me spinaq”, thotë këngëtarja teksa e filmonte ushqimin ndërsa kishte lënë edhe një mesazh duke pohuar se ky ushqim është problem dietal te shqiptarët.
Theksojmë se këngëtarja po e përmbyll suksesshëm vitin 2017, ku ka realizuar disa videoklipe që kanë pushtuar top listat botërore.
Ndryshe, Bebe ka paralajmëruar projekte të reja për vitin 2018. /Telegrafi/