Telegrafi

Pitbulli sulmon trevjeçarin, e kafshon dhe e tërheq zvarrë nëpër rrugë (Foto/Video, +18)

Një video që së fundmi është publikuar në internet ka shokuar qytetarët e New York-ut, për faktin se në të shfaqet momenti kur një qen i racës pitbull sulmon një fëmijë që ishte duke luajtur në rrugë.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin ku shihet trevjeçari duke luajtur në rrugë me fëmijët tjerë në Spring Valley, kur një qen i cili po vraponte i vërsulet duke e përplasur për tokë të cilën më pas e kafshon dhe e tërheq zvarrë, transmeton Telegrafi.

Por po mos të ishin dy burra të cilët vrapojnë për ta shpëtuar, vogëlushi ka mundur ta pësojë keq e ndoshta edhe të humb jetën.

Raportohet se trevjeçari ka pësuar lëndime trupore dhe se është lëshuar nga spitali.

Ndërsa fotografitë e postuar më poshtë shfaqin plagët e marra nga sulmi i qenit. /Telegrafi/