Claudio Bravo është i pakënaqur te Manchester City, prej se ka ardhur në këtë klub.
Mediat spanjolle shkruajnë se Bravo iu ka thënën shokëve se do të kthehej te Barca edhe si zëvendësues i Marc-Andre ter Stegenit.
Portieri kilian ka qenë në qendër të vëmendjes që nga ardhja e tij në gusht.
Don Balon shkruan se Bravo është penduar që ka kaluar në Angli, dhe nuk është adaptuar mirë me motin në Mançester.
“Krenaria dhe egoizmi i tij e larguan nga Barcelona, por pas disa javësh ai është penduar”, thotë burimi i gazetës. /Telegrafi/