Kur një shtëpi luksoze shitet, ajo duhet të ketë pishinë, kinema dhe dhoma të mjaftueshme për mysafirë të shumtë, nëse veç dëshirojmë që asaj t’i rritet vlera në treg.
Por diçka të rrallë të këtij lloji ka pronari i Discovery Channel, John Hendricks, e cila lirisht mund të quhet “qytet brenda një qyteti” që ka një muze të veturave dhe shumë gjëra tjera luksoze, transmeton Telegrafi.
Hendricks ka numëruar gjërat e bukura që i ka kjo shtëpi në Colorado, të cilin nuk arriti ta shet në vitin 2017. Ajo ka 72 dhoma, muze të veturave, observator privat me një teleskop, pishinë dhe kinema private që shtrihen në 8,700 hektarë dhe kap shumën e 279 milionë dollarëve.
Por, nëse mendoni se do të mund t’i keni 50 vetura që janë në garazh, gaboheni. Fatlumit do t’i takojnë vetëm dy Dussenberg prodhim i vitit 1929 dhe Cadillac i viti 1906.
Por, kjo nuk është e tëra, në pronë është edhe hangari për aeroplan privat, stallë e kuajve, pistë helikopter (helipad) dhe eshtrat e një dinozauri. /Telegrafi/