Telegrafi

Pishina unike në Londër, qëndron e varur 35 metra mbi tokë dhe lidh dy ndërtesa kolektive – atë mund ta përdorin vetëm banorët e tyre  

Për dikë do të jetë simbol, e për të tjerët makth. Noti në një kuti varëse 35 metra mbi tokë, në një rrugë të Londrës është bërë atraksion i ndërtesave kolektive në Nine Elms.

Sky Pool është pishina e parë e tejdukshme 25 metra e gjatë që lidh dy ndërtesa në Nine Elms. Qasje në këtë pishinë do të kenë vetëm banorët fatlumë të ndërtesave kolektive, transmeton Telegrafi.

Është pishina më e madhe në botë e këtij lloji, dhe paraqet një projekt të ri që pritet në të ardhmen të përdoret edhe në shumë ndërtesa tjera kolektive.

Ndryshe kjo pishinë është prodhuar në Colorado të SHBA-ve, dhe ka përshkruar mbi 8 mijë kilometra për të arritur në “shtëpinë” e re. Është tri metra e thellë dhe peshon mbi 375 tonelata.

Truktura e saj është vepër e arkitektit nga Arup Association, përkatësisht inxhinierit Ekersly O’Kalagan dhe dizajnerit të akuariumeve Reynolds.

Kjo pishinë i është nënshtruar një sërë testesh të sigurisë, para se të dërgohej në Britani të Madhe përmes rrugëve tokësore dhe detare. Ajo është bartur më pas në destinacion me një vinç 750 tonësh. /Telegrafi/