Site icon Telegrafi

Pishina nga “Natural Pool & Spa” – pikë-takimi i banorëve të BBVK-së për biseda, relaksim dhe për momente romantike

Përkundër dinamikave të shumta që po ndodhin në shtëpi, banorët e BBVK-së, po çlodhin mendjen dhe trupin në pishinën Natural Pool & Spa.

Pishina nga Natural Pool & Spa është bërë tashmë këndi i tyre i preferuar brenda në shtëpi.

Përveç se për të freskuar, pishina është bërë edhe pikë-takimi nga banorët për të zhvilluar bisedat e tyre të zakonshme.

Duke qenë se gara po bëhet më e fortë, konkurrentët duan që të çlodhin mendjen e tyre duke u relaksuar nga debatet e përditshme.

Përveç bisedave, e çlodhjes, disa prej banorëve madje po përjetojnë edhe çastet më romantike në pishinë.

Ishte Gjesti dhe Xheneta, të cilët me t’u përfunduar prime, hyrën për t’u freskuar dhe për të kaluar kohën më të mirë.

Natural Pool & Spa, me pishinën dhe xhakuzin ka krijuar komoditetin e tillë që banorët nuk mund ta shmangin dot. /Telegrafi/

Exit mobile version