Telegrafi

Pishina më e thellë në botë pritet të hapë dyert për vizitorët, ata do të mund të zhyten në 45 metra thellësi (Foto)

Pishina më e thellë në botë pritet të hapë dyert për pushuesit në Poloni, ku thellësia e ujit arrin në 45 metra.

DeepSpot do të hapë dyert për qytetarët në vjeshtë të këtij viti dhe gjendet në pjesën qendrore të Polonisë, më saktësisht në qytezën Mszconow, rreth 40 kilometra nga Varshava, transmeton Telegrafi.

Në të do të kenë qasje të gjithë dhe jo vetëm zhytësit siç ishte raportuar më herët, kurse brenda tij ka tunele nënujore e kompleksi në përgjithësi ka dhoma luksoze si dhe restorante dhe salla të konferencash.

DeepSpot është ndërtuar nga kompania e njëjtë që kishte ndërtuar simuluesin për zhytësit i njohur si FlySpot, që gjithashtu gjendet Varshavë të Polonisë.

Siç raportojnë mediat lokale afro tetëmijë metra kub ujë do të nevojiten që të mbushet pishina. Kjo pishinë do ta mbajë primatin e pishinës më të thellë në botë për pak muaj, pasi që shpejt pritet të përfundojnë punimet e pishinës Blue Abyss në Colchester të Anglisë, që do të jetë 50 metra i thellë. /Telegrafi/