Padyshim se Pirro Çako është një nga kantautorët më të komentuar sa i takon jetës së tij private.
Muzikanti pasi lidhjes së tij për disa vite me vajzën bukuroshe nga Shkodra, Sisi, siç duket e ka lënë pas këtë histori, transmeton BW.
52-vjeçari teksa ishte i ftuar në një koncert operistik është fotografuar duke komunikuar në telefon me dikë.
Në një fotografi, shihet se Çako sikur po komunikon me një vajzë, ndërsa nuk dihet lidhja e tij më të.
Në janar të këtij viti, Pirro i dha fund lidhjes pesëvjeçare me ish-të dashurën, me të cilën bashkëjetuan në shtëpinë e tij në Tiranë.
Kjo ishte lidhja e parë e konsoliduar e tij, pas daljes nga martesa e gjatë në Paris me sopranon Inva Mula, martesë nga e cila erdhi në jetë djali i tyre, Anthony.
Më poshtë është publikuar fotografia nga Story.al.