Site icon Telegrafi

Pirro Çako: Nuk tregoj si është ndjenja të jesh i ndarë, sepse do të ndahen të gjithë (Video)

Pas pesë vitesh bashkëjetesë, Pirro Çako i ka dhënë fund lidhjes me Sisin. Aludime të shumta pushtuan rrjetet sociale, ndërsa protagonistët e historisë heshtën.

Tash kantautori e ka treguar të vërtetën e ndarjes në emisionin e Ermal Mamaqit, ‘Xing me Ermalin’.

Lexo po ashtu Pirro Çako ndahet prej të dashurës pas gjashtë vjet bashkëjetese (Foto)

“Njerëzit lidhen e zgjidhen, tani unë po kaloj një fazë zgjidhjeje si të gjithë njerëzit. Jam vetëm”, është shprehur Çako.

Pirro ka thënë më tej se jeta pa qenë në lidhje është aq e kënaqshme, saqë nëse do fliste më shumë mund të ndaheshin të gjithë.

I pyetur nga nikoqiri se si e sheh këngëtari të ardhmen e tij, ai është shprehur se jeta të përgatit shumë befasi.

“Jeta është shumë e çuditshme dhe na rezervon shumë surpriza. Asnjë nuk i di këto, por duhet t’i prekësh, të kalosh vitet që të thuash diçka me vlerë. Unë për kaq sa kam jetuar njerëzit i dinë të gjitha. Shyqyr që kemi portalet dhe i marrin vesh të gjitha”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, Çako ka qenë i martuar për shumë vite me sopranon Inva Mula, me të cilën ka një djalë. /Telegrafi/

Exit mobile version