Site icon Telegrafi

Piroska: OBRM-PDUKM dhe BDI kanë qasje të pjesërishme për falje

Zgjidhjen që e propozojnë OBRM-PDUKM dhe BDI është selektive dhe absolutisht nuk është ajo që e presin vendi, por edhe faktori ndërkombëtar, tha Uranija Piroska nga Komiteti i Helsinkit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Bëhet fjalë për kozmetikë, sepse kanë qasje selektive dhe nuk e di kë mendojnë ta mashtrojnë. Nuk është çështja të zhduket vendimi për ata persona që do të kërkojnë sepse me atë, ata çka dyshohen për krime më të mëdha do të jenë të mbrojtur. Është e qartë tendenca, nuk ka dilema se çfarë dëshirojnë të arrijnë veçanërisht në ditën e djeshme dhe ajo se çfarë ndodhi në Parlament. Këtë çfarë më shumë e forcon ndjenjën e revoltës dhe josigurisë të qytetarëve, besoj se do të ketë kritika të ashpëra edhe nga faktori ndërkombëtar. /Telegrafi/

Exit mobile version