Telegrafi

Pirlo përgjigjet për takimin e Agnellit me Allegrin

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo ka folur për takimin që presidenti Andrea Agnelli e kishte me tregoi ish-trajnerin Max Allegri, duke thënë se është normale pasi janë miq.

Është raportuar gjatë javës së Agnelli kishte një takim me ish-trajnerit e Bianconerëve, Allegri, ku ja shtuar zërat për një kthim të mundshëm në “Allianz Stadium”.

Pirlo u pyet për qëndrimin e tij në lidhje me këtë lajm dhe takimin.

“Jo, nuk kam asnjë qëndrim. Unë u paralajmërova nga vetë presidenti për këtë takim. Ata janë shokë”.

“Përveç futbollit, miqësia mbetet, është sikur unë do të shkoja në darkë me [Paolo] Maldinin dhe të nesërmen do të dilte se ai më donte mua si trajner i Milanit”.

“Përveç futbollit, ka edhe miqësi, këto janë gjëra normale”, ka thënë Pirlo në konferencë për shtyp. /Telegrafi/