Telegrafi

Pirlo për Donnarumman: Është një prej pesë më të mirëve në botë

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, ka folur në konferencën për shtyp, kur është pyetur për Gigio Donnarumma.

Tekniku shtoi se problemi që ka portieri me Milanin, nuk është problem i tij, por i klubit kuqezi.

“Nuk është problemi im. Ai është një lojtar i Milanit dhe është problemi i tyre. Unë e konsideroj atë si një nga pesë portierët më të mirë në botë. Ai është një profesionist shembullor”, ka thënë fillimisht Pirlo.

Tutje trajneri foli edhe për dy veteranët Cristiano Ronaldo dhe Zlatan brahimovic.

“ Ata ende rezultojnë të jenë më të mirët, golashënuesi më i mirë është Ronaldo dhe Ibra jep një kontribut të madh për ekipin”.

“ Morata është mirë dhe është në dispozicion për të luajtur nesër”, ka treguar Pirlo. /Telegrafi/