Juventusi arkëtoi pikë të plota në fitoren (3-0) ndaj Crotones, ndërsa Andrea Pirlo i ka paralajmëruar rivalët për titull se skuadra e tij do të luftojë deri në fund.
Me dy gola të Cristiano Ronaldos dhe një të Weston McKennie, Zonja e Vjetër ishte bindëse në triumfin e arritur në Allianz Stadium.
Bianconerët ndodhet tetë pikë prapa Interit në renditjen tabelare, ndërsa kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. Trajneri vazhdon të besojë në titullin e dhjetë radhazi në kampionatin italian.
“Të gjithë ata që ndodhen prapa Interit janë antagonistë, ne jemi një prej tyre dhe do të luftojmë deri në fund”, është shprehur Pirlo për Sky Sport Italia.
Juve zhvillon edhe një ndeshje në fundjavë në kuadër të Serie A, ndërsa vazhdon të ketë mungesa si pasojë e lëndimeve, kurse Danilo nuk do të mund të luajë për shkak të pezullimit. /Telegrafi/