Site icon Telegrafi

Pirlo: Ndeshja ndaj Napolit shumë e rëndësishme, Dybala është gati

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo ka thënë se Paulo Dybala është në dispozicion për ndeshjen kundër Napolit që po shihet shumë e rëndësishme për skuadrën e tij 

Bianconerët do të takohet me Napolin në ndeshjen që duhej të zhvillohej në javën e tretë, por për shkak të disa rasteve me COVID-19 te skuadra napolitane ishte shtyrë.

“Do të jetë një ndeshje e rëndësishme për ne . Napoli po përjeton një periudhë pozitive”.

“Ne duam të luajmë ndeshjen dhe të përpiqemi të marrim pikë. Pres një ndeshje të hapur dhe shpresoj të jetë një lojë e shkëlqyeshme”.

Paulo Dybala, Weston McKennie dhe Arthur Melo janë kthyer në stërvitje, dhe Pirlo shpreson ta ketë në dispozicion argjentinasin kundër Napolit.

“Paulo është mirë, ai ka stërvitur me grupin dhe ka rifilluar të godasë topin. Ai është përsëri në dispozicionin tim dhe shpresoj ta kem gati për të luajtur nesër”.

“Është normale që ai nuk ka 90 minuta në këmbë, por ta kesh të disponueshëm për ne tashmë do të thotë shumë”, deklaroi Pirlo.

Juventusi nuk mund të llogaritë në tre lojtarë si Leonardo Bonucci, Merih Demiral dhe Federico Bernardeschi që janë me COVID-19. /Telegrafi/

Exit mobile version