Site icon Telegrafi

Pirlo: Morata më zemëroi shumë

(Foto: Twitter/Andrea Pirlo)

Andrea Pirlo ka pranuar se Alvaro Morata e kishte bërë nervoz gjatë ndeshjes ndërmjet Juventusit dhe Atalantas, por ka thënë se ai zhvilloi një lojë të mirë.

Bianconerët nuk nxorën më shumë se një barazim në Allianz Stadium, ndërsa sulmuesi spanjoll shpërdoroi disa raste shënimi.

“(Huqja e Moratas) më bëri shumë nervoz, është diçka që nuk duhet ta lejojmë, këto raste mund t’i japin drejtim ndeshjes në një mënyrë të caktuar”.

“Ai duhej të ishte në gjendje të bënte reagimin e duhur dhe nuk e bëri. Pos kësaj, ai zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer, nganjëherë ndodh të mos shënosh gola”, ka deklaruar Pirlo për Sky Sport.

Lexo po ashtu Momentet më të mira në ndeshjen Juve-Atalanta: Spikat thembra e Moratas dhe penalltia e humbur e Ronaldos

Lidhur me humbjen e penalltisë nga Cristiano Ronaldo, trajneri ka thënë: “Është e dhimbshme, sepse do të na kishte ndihmuar të kalonim në epërsi, por gjëra të këtilla ndodhin”. /Telegrafi/

Exit mobile version