Telegrafi

Pirlo: Milani s’do të luftojë për titull

Mesfushori legjendar i Milanit, Andrea Pirlo, nuk beson se Rossonerët do të jenë konkurrentë për titull në Serie A këtë sezon.

Mesfushori i cili kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij te Milani dhe Juventusi thotë se Bianconerët janë më të mirët, por nuk beson se Rossonerët do të konkurrojnë për titull.

“Juventusi është ende ekipi më i mirë. Ata janë forcuar me Douglas Costan, Bernardeschin dhe Szczesnyn e tash do të marrin edhe dikë tjetër”.

“Secilin vit njerëzit thonë se Napol, Roma dhe të tjerët e kanë radhën, por të gjithë e dimë përfundimin”.

“Bonucci do t’i japë Milanit karizëm, personalitet dhe përvojë ndërkombëtare, megjithatë Juventusi do të mungojë teknikën e tij dhe aftësinë për të luajtur me topin”.

“A do të luftojë Milani për titull? Nuk mendoj kështu. Kur fillon nga zeroja dhe merr 10 lojtarë të rinj, ata mund të jenë më të mirët, por është e vështirë të fitosh direct”.

“Duhet t’i përshtasësh dhe që të luajnë mirë në fushë. Montella ka një punë të vështirë para vetes. Objektivi i tyre real është arritja e Ligës së Kampionëve”, deklaroi Pirlo. /Telegrafi/