Andrea Pirlo ka thënë se vëmendja ndaj detajeve është thelbësore për fitimin e kampionateve pas barazimit 1-1 të Juventusit në udhëtim te Lazio.
Juventusi kaloi në epërsi me Cristiano Ronaldo në minutën e gjashtë, por pranuan një gol në minutat shtesë për t’u mbyllur ndeshja me barazim.
“Ne luajtëm një lojë të shkëlqyeshme, ata kurrë nuk patën një goditje në portë”, ka thënë fillimisht Pirlo për DAZN.
“Kampionatet fitohen nëse kujdesemi për çdo detaj, ne e keq-menaxhuam topin në dhjetë sekondat e fundit dhe ata shënuan golin e barazimit”.
FT | ⏱ | Full-time at the Olimpico. #LazioJuve #FinoAllaFine #ForzaJuve pic.twitter.com/QsWgI1Mx1Q
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) November 8, 2020
“Koka është gjëja më e rëndësishme, nëse shkon në fushë me një qëndrim jo pozitiv, bën shfaqje të këqija. Sa keq për rezultatin pasi meritonim më shumë”.
“Na mungon agresiviteti dhe dëshira për të arritur këto rezultate, nuk kishte shenja që do të lejonim një gol, ne duhet të japim diçka më shumë”, përfundoi trajneri i Juventusit. /Telegrafi/