Telegrafi

Pirlo: I kam dënuar Dybalan, Arthurin dhe McKennien – nuk mendoj për pozitën time

Paulo Dybala, Arthur dhe Weston McKennie kanë marr pjesë në një festë private të organizuar në shtëpinë e mesfushorit amerikan, që u ndërpre nga policia.

Ky gjest i futbollistëve ka shqetësuar jo pak drejtuesit e Juventusit, ndërsa trajneri Andrea Pirlo ka vepruar me dorë të ashpër ndaj tyre, duke mos i grumbulluar për ndeshjen e nesërme ndaj Torinos.

“Vendimin për lënien jashtë të tyre e mora unë dhe sigurisht që pata edhe mbështetjen e klubit”.

“Këto gjëra ndodhin, por ky nuk ishte momenti i duhur, pasi bota po kalon momente të vështira dhe ne duhet të jemi shembull i sjelljes në kushtet e pandemisë”, ka thënë Pirlo.

Juventusi dhe Pirlo po i vuajnë mungesat, pasi Gigi Buffon është i pezulluar,  ndërsa Leonardo Bonucci e Merih Demiral, janë të prekur nga coronavirusi. Krejt ën fund ka dyshime edhe për polakun Ëoijchez Szczesnyn.

“Presim me qetësi testin e Szczesnyt, por për çdo rast kemi Pinsoglion, pasi pezullimi i Buffon ishte diçka e papritur për ne”.

“Do të jetë në dispozicion edhe Chiellini, të cilin Mancini na e dërgoi më herët, ndërsa edhe brazilianët Danilo e Alex Sandro janë në formë të mirë. Megjithatë derbi është derbi dhe na duhet të japim maksimumin për t’u rikthyer te suksesi”, deklaroi Pirlo.

Eliminimi nga Liga e Kampionëve dhe dalja nga gara për titullin kampion ka tronditur jo pak pozitat e trajnerit në bankinën e Juventusit.

“Nuk më shqetëson aspak e ardhmja, pasi mendoj vetëm për ndeshjen me Torinon. Jemi në një fazë vendimtare të sezonit dhe duhet të jemi të përqendruar të bëjmë maksimumin, pasi llogaritë bëhen në fund”, ka thënë Pirlo. /Telegrafi/