Telegrafi

Pirlo: Më intrigon puna e trajnerit, do ta ushtroj këtë profesion në të ardhmen

Andrea Pirlo (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Andrea Pirlo ka folur për të ardhmen e tij, ku ka thënë se e tërheq të bëhet trajner.

Ish-mesfushori italian ka qenë njëri nga më të mirët në botë në pozitën e tij, ku ka fituar shumë trofe me skuadrat ku ka luajtur, por edhe me kombëtaren.

Koha e gjatë kushtuar futbollit dhe dashuria ndaj këtij sporti ka bërë që Pirlo të mendojë që edhe në të ardhmen të mbesë pjesë e tij, por si trajner.

Lexo po ashtu Pirlo merr ofertë nga një klub australian, por refuzon të tërhiqet nga pensionimi

“Kam përfunduar kursin e parë për trajner në këtë verë dhe tani pres që të marr dhe licencën”, ka thënë fillimisht Pirlo për Sky Sport Italia.

Andrea Pirlo (Foto: Getty Images)

“Është diçka që më intrigon, por nuk e di nëse do të jem i suksesshëm”.

“Në të ardhmen them se do ta ushtrojë profesionin e trajnerit”.

Lexo po ashtu Formacioni më i mirë në histori të futbollit sipas Fenomenit, lë jashtë Cristiano Ronaldon

Pirlo foli edhe për Ligën e Kampionëve, ku theksoi se favoritë i sheh Liverpoolin, Barcelonën, Man City-in, Bayernin dhe Juventusin.

Ndërsa për kampionatin italian, Serie A, shtoi se Juventusi është dy hapa para të tjerëve. /Telegrafi/