Andrea Pirlo ka folur për të ardhmen e tij, ku ka thënë se e tërheq të bëhet trajner.
Ish-mesfushori italian ka qenë njëri nga më të mirët në botë në pozitën e tij, ku ka fituar shumë trofe me skuadrat ku ka luajtur, por edhe me kombëtaren.
Koha e gjatë kushtuar futbollit dhe dashuria ndaj këtij sporti ka bërë që Pirlo të mendojë që edhe në të ardhmen të mbesë pjesë e tij, por si trajner.
“Kam përfunduar kursin e parë për trajner në këtë verë dhe tani pres që të marr dhe licencën”, ka thënë fillimisht Pirlo për Sky Sport Italia.
“Është diçka që më intrigon, por nuk e di nëse do të jem i suksesshëm”.
“Në të ardhmen them se do ta ushtrojë profesionin e trajnerit”.
Pirlo foli edhe për Ligën e Kampionëve, ku theksoi se favoritë i sheh Liverpoolin, Barcelonën, Man City-in, Bayernin dhe Juventusin.
Ndërsa për kampionatin italian, Serie A, shtoi se Juventusi është dy hapa para të tjerëve. /Telegrafi/