Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, e ka pranuar se Interi, ka bërë më mirë, ka qenë më i qëndrueshëm dhe më i uritur se skuadra e tij, duke i përgëzuar kampionët e ri.
Bianconerët përgatiten për një ndeshje të rëndësishme kundër Nerazzurrëve që zhvillohet nesër, pasi janë me pikë prapa katër të parëve dhe përballen me kampionët e sapo kurorëzuar në “Allianz Stadium”.
Trajneri i Zonjës së Vjetër e përgëzoi Interin për Scudetton dhe theksoi se përballja me kampionët ju jep më shumë motivim.
“Inter ka bërë më mirë, ka qenë më i qëndrueshëm dhe më i uritur se ne”.
“Ka disa keqardhje për lojtarët që nuk i kisha në dispozicion, por keqardhja është pjesë e ambicies”.
“Nesër, përballja me kampionët e sapo kurorëzuar italianë na jep më shumë motivim. Mos të harrojmë se kemi një shans për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve. Interi do të përpiqet të fitojë ndeshjen”.
“Urime Interi për Scudetton, por ne mund të kishim bërë më shumë”, ka thënë Pirlo. /Telegrafi/