Andrea Pirlo beson se ish-bashkëlojtari i tij te Milani, Gennaro Gattuso do të duhet të mbetet në krye të skuadrës nga San Siro, pasi e meriton të qëndrojë.
Pozita e Gattusos si trajner i Milanit thuhet se është e pasigurt pas rezultateve jo të mira të Rossonerëve.
Milani ka shkuar në një seri të keqe me vetëm një fitore nga pesë ndeshje dhe kjo ka komplikuar situatën e italianit.
Por, Pirlo e ka bërë të qartë se fituesi i Kupës së Botës nuk mund të kishte bërë më mirë në këto rrethana.
Sipas ish-mesfushorit italian, Gattuso e meriton të qëndrojë ende në krye të skuadrës nga San Siro.
“Nuk kam asnjë dyshim, Rino meriton të qëndrojë te Milani,” ka thënë fillimisht Pirlo për Sky Sport Italia.
“Ai po bën gjithçka që mundet në një situatë të komplikuar, kështu që për mua Gattuso do të qëndrojë te Milani”, përfundoi italiani.
Ndryshe, kohëve të fundit kanë filluar të qarkullojnë emra për pasuesin e Gattusos, si legjenda Arsene Wenger dhe italiani Francesco Guidolin. /Telegrafi/